Business Network Albania Bëhu pjesë
← Të gjitha artikujt
11 nëntor 2025

BNA takim zyrtar me Ministrin e Biznesit dhe Punësimit të Skocisë

BNA takim zyrtar me Ministrin e Biznesit dhe Punësimit të Skocisë

Në kuadër të vizitës zyrtare në Skoci, Business Network Albania (BNA) ndërmori një hap të rëndësishëm strategjik për zgjerimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe përforcimin e rolit të diasporës ekonomike shqiptare.

Gjatë vizitës, Themeluesi dhe Kryetari, Z. Hudi Shehu, u prit në një takim zyrtar nga Z. Richard Lochhead, Ministër për Biznesin dhe Punësimin e Skocisë.
Biseda u fokusua në mundësitë për ndërtimin e urave bashkëpunimi ndërmjet bizneseve shqiptare dhe skoceze, me synimin për të ndihmuar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik përmes inovacionit, inteligjencës artificiale (AI) dhe ekonomisë së gjelbër - fusha ku Skocia ka arritur rezultate të njohura ndërkombëtarisht.

“Takimi me Ministrin Lochhead përfaqëson një moment kyç për BNA-në. Ai shprehu mbështetje të qartë për misionin tonë për të lidhur bizneset dhe investitorët shqiptarë me ekosistemet ndërkombëtare, si dhe për të fuqizuar diasporën ekonomike shqiptare që vepron në Skoci dhe më gjerë,”
- Hudi Shehu, Themelues dhe Krytar i Bordit, Business Network Albania

Në vijim të këtij takimi, BNA po punon për të identifikuar sipërmarrës dhe drejtues ekzekutivë shqiptarë në Skoci, si dhe biznese skoceze të interesuara për bashkëpunim me Shqipërinë.
Këto hapa janë pjesë e vizionit të organizatës për të krijuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi ekonomik, investimesh dhe transferimi njohurish, duke forcuar rolin e diasporës shqiptare si një forcë zhvillimi.

BNA do të vazhdojë takimet me përfaqësues të komunitetit shqiptar, pronarë biznesesh dhe profesionistë në Skoci, me synimin për të strukturuar një platformë bashkëpunimi dhe për të ndërtuar një rrjet të verifikuar partnerësh që përfaqëson më të mirën e sipërmarrjes shqiptare në diasporë.

Ky hap përkon me strategjinë e BNA për të shndërruar lidhjet në marrëveshje reale dhe për të ndërtuar besim përmes transparencës, standardeve ndërkombëtare dhe rezultateve të matshme.

Artikuj të tjerë
30 qershor 2026

BNA shënoi një tjetër sukses me konferencën e saj në Berlin.

Lexo artikullin →
4 prill 2026

Konferenca Ekonomike Londër 2026 - Bashkëpunim ndërkombëtar në Britaninë e Madhe

Lexo artikullin →
9 shkurt 2026

Pasqyra e Biznesit Shqiptar 2025–2026: Nga Mbijetesa te Rritja me Inteligjencë

Lexo artikullin →

Gati të bashkohesh në ekosistemin tonë?

Mbi 215 anëtarë shqiptarë në mbarë botën kanë zgjedhur të jenë pjesë e BNA.

Bëhu pjesë e BNA
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Business Network Albania është organizatë jofitimprurëse me anëtarësi, themeluar sipas vendimit nr. 7537 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, datë 3 prill 2025.
Konceptuar dhe zhvilluar nga Postjer Group
LinkedInInstagramYouTubeFacebook