Business Network Albania Bëhu pjesë
← Të gjitha artikujt
4 prill 2026

Konferenca Ekonomike Londër 2026 - Bashkëpunim ndërkombëtar në Britaninë e Madhe

Konferenca Ekonomike Londër 2026 - Bashkëpunim ndërkombëtar në Britaninë e Madhe

Konferenca e Business Network Albania në Londër, e mbajtur më 21 mars 2026, ishte shumë më tepër sesa një event, ishte një vatër energjie, bashkëpunimi dhe ambicieje të përbashkët. Një vizion që po konretizohet event pas eventi. Me rreth 200 pjesëmarrës nga Mbretëria e Bashkuar, Europa dhe Ballkani Perëndimor, atmosfera ishte e jashtëzakonshme: frymë pozitive në çdo tavolinë, biseda konstruktive në ç’do cep të sallës dhe një energji e përbashkët që vetëm eventet e mëdha profesionale dinë të krijojnë.

Që nga momenti i regjistrimit e deri te kokteji i mbrëmjes, pjesëmarrësit patën mundësinë të zgjerojnë rrjetin e tyre profesional në mënyrë autentike dhe të natyrshme. Panelet, fjalimet, ndërveprimet u shndërruan në një mundësi të re bashkëpunimi. Ajo që u ndje qartë ishte dëshira dhe vullneti i komunitetit shqiptar dhe atij ndërkombëtar për të ndarë njohuri dhe për t’u bashkuar në biznes, investime dhe zhvillim ekonomik. 

Një axhendë e pasur dhe folës të kalibrit të lartë

Gjatë gjithë ditës, konferenca solli në skenë figura të rëndësishme të diplomacisë, biznesit dhe inovacionit:

Ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar dhanë një ton diplomatik dhe vizionar për rolin e vendeve tona në zhvillimin ndërkombëtar dhe më pas qëndruan mes të ftuarve për bisedime të mëtejshme. 

Russell Dalgleish, themelues i Scottish Business Network, i ardhur si i ftuar special, ndau mësime të çmuara mbi krijimin e komuniteteve të forta të biznesit, duke cekur bashkëpunimin me BNA dhe mbështetjen e pakushtëzuar në vijim. 

Panelet tematike me disa protagonistë lider biznesesh të përzgjedhur prekën aspektet më dinamike të ekonomisë moderne duke përfshirë fusha si: kapitalin privat, tregtinë dhe rolin e diasporës, investimet ndërkombëtare, teknologjinë dhe inovacionin. Një panel i veçantë me histori frymëzuese personale ishte dhe ai i grave në sipërmarrje.

Më tej seancat speciale, të ftuarit nga bota e akademisë dhe institucioneve si dhe drejtuesit e komuniteteve pushtuan të gjithë sallën me fjalimet e tyre. 

Ç’do moment i axhendës ishte i menduar me shumë kujdes për të sjellë vlera të prekshme për pjesëmarrësit dhe ç’do hapësirë pushimi u shndërrua në rrjetëzim real. Ky ishte një hap tjetër i hedhur me sukses për të ndërtuar atë që BNA di të ndërtojë më së miri, një komunitet që shkon përtej kufijve. 

Rrjeti që po rritet dita-ditës – bërthama e Business Network Albania

Kjo konferencë ishte një dëshmi e asaj që Business Network Albania po ndërton prej kohësh: një platformë të fuqishme, moderne dhe gjithëpërfshirëse për profesionistët, sipërmarrësit dhe investitorët shqiptarë në mbarë botën. Rrjeti është rritur shpejt dhe me cilësi, duke u përqafuar nga qindra anëtarë aktivë të cilët kontribuojnë, ndajnë njohuri dhe krijojnë ura bashkëpunimi.

Platforma BNA po përmirësohet çdo ditë – me funksionalitete të reja, me shërbime më të avancuara për anëtarët dhe me një vizion të qartë për të ndërtuar komunitetin më të madh profesional shqiptar në diasporë. Kjo konferencë në Londër ishte një shembull perfekt se si ky vizion u kthye në qëllim e po bëhet realitet.

Rritemi gjeografikisht duke përfshirë një tjetër kryeqytet: Takimi i radhës në Berlin

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të Londrës, ku shënuam histori me një event që nuk ishte parë mes sipërmarrësve, Business Network Albania tashmë po përgatitet për eventin e radhës. Postimet e para kanë filluar, biletat e para janë shitur. Presim me padurim të takojmë ata që tashmë janë pjesë e familjes, por edhe ata që duan të na bashkohen në rrugëtim.

Konferenca e rradhës mbahet me 27 Qershor 2026. Destinacioni është Berlini. 

Një tjetër mundësi unike për të krijuar lidhje, për të mësuar nga ekspertë të industrisë dhe për ta çuar komunitetin tonë profesional edhe një hap më tej. 

Artikuj të tjerë
30 qershor 2026

BNA shënoi një tjetër sukses me konferencën e saj në Berlin.

Lexo artikullin →
9 shkurt 2026

Pasqyra e Biznesit Shqiptar 2025–2026: Nga Mbijetesa te Rritja me Inteligjencë

Lexo artikullin →
28 dhjetor 2025

Import–Eksport 2026: Çfarë duhet të dinë bizneset shqiptare

Lexo artikullin →

Gati të bashkohesh në ekosistemin tonë?

Mbi 215 anëtarë shqiptarë në mbarë botën kanë zgjedhur të jenë pjesë e BNA.

Bëhu pjesë e BNA
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Business Network Albania është organizatë jofitimprurëse me anëtarësi, themeluar sipas vendimit nr. 7537 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, datë 3 prill 2025.
Konceptuar dhe zhvilluar nga Postjer Group
LinkedInInstagramYouTubeFacebook