Feb 9, 2026

Sot, të bësh biznes në Shqipëri kërkon më shumë se guxim. Kërkon analizë, planifikim dhe përdorim të të dhënave. Ndërsa ekonomia parashikohet të rritet me rreth 3.1% në vitin 2026, kjo rritje nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë për të gjithë sektorët. Shqipëria po hyn në një fazë të re ku diferenca mes bizneseve që rriten dhe atyre që mbeten në mbijetesë po bëhet gjithnjë e më e dukshme.

Boom-i i bizneseve të reja shënuar vitin e kaluar

Sipas rezutateve të fund janarit nga QKB gjatë vitit 2025 u regjistruan mbi 20,765 biznese të reja, një rritje e ndjeshme krahasuar me rreth 17,500 në vitin 2024 dhe 16,800 në vitin 2023. Tirana mbetet epiqendra e aktivitetit ekonomik, ku mbi 50% e bizneseve të reja janë hapur në kryeqytet, shifër kjo që përkthehet me rreth 11,000 regjistrime brenda vitit, duke bërë konkurrencën në kryeqytet më intensive se kurrë më parë. Qytetet që pasojnë Tiranën janë Durrësi me rreth 2000 biznese në regjistër vijuar nga Vlora dhe Fieri me mbi 1000 biznese secili.

Një zhvillim pozitiv është rritja e sipërmarrjes femërore: rreth 6,000 biznese të reja drejtohen nga gra. Ndikimi i marketingut digjital, menaxhimit modern dhe shërbimeve online ka qenë vendimtar në suksesin e këtyre nismave.

E-commerce po shtrihet gjithnjë e më shumë në të gjithë rajonin. Tregu i shitjeve online në Shqipëri parashikohet të arrijë 0.72 miliardë USD këtë vit, me një rritje vjetore prej rreth 13%. Megjithatë, nga mbi 160,000 biznese aktive, rreth 90% mbeten mikrobiznese me 1–4 punonjës. Sfida kryesore është kalimi nga biznes familjar në ndërmarrje të qëndrueshme të vogla dhe të mesme.

Eksportet dhe bilanci tregtar i vitit 2025 në rajon

Sipas të dhënave të fundit nga INSTAT, Shqipëria ka humbur rreth 12 miliardë lekë suficit tregtar me Kosovën dhe rreth 5 miliardë lekë eksporte me Serbinë gjatë dy viteve të fundit. Bilanci tregtar me rajonin ra nga 12.8 miliardë lekë në vitin 2024 në vetëm 3.3 miliardë në 2025. Eksportet u tkurrën me 7%, ndërsa importet u rritën me gati 8%.

Rënia më e madhe u regjistrua në sektorin e materialeve të ndërtimit dhe metaleve (-7% vetëm në 2025), si dhe në mineralet, lëndët djegëse dhe energjinë elektrike (-24%). Ndërkohë, importet e ushqimeve dhe pijeve nga Serbia u rritën me mbi 617 milionë lekë, duke reflektuar rritjen e varësisë së tregut shqiptar nga produktet ushqimore serbe. Edhe produktet kimike, plastike dhe materialet e ndërtimit shënuan rritje të ndjeshme.

Serbia po forcon rolin e saj si furnizues kryesor në rajon, duke e vendosur prodhimin vendas shqiptar përballë konkurrencës gjithnjë e më të fortë.

Çfarë u duhet bizneseve për t’u rritur në 2026?

Formalizimi dhe “Paqja Fiskale”
 Nga 1 janari 2026 ka nisur zbatimi i paketës së re fiskale. Bizneset me xhiro mbi 14 milionë lekë mund të lidhin marrëveshje me administratën tatimore për një bazë të parashikueshme tatimi. Ky stabilitet duhet të përdoret për planifikim investimesh afatgjata.

Digjitalizimi
Me mbi 88% përdorim aktiv të internetit, konsumatori shqiptar është tashmë digjital. Bizneset që rriten janë ato që përdorin shërbimet elektronike dhe investojnë në pagesa dixhitale, të cilat janë rritur me mbi 40% vitet e fundit.

Partneritetet strategjike
Me rritjen e kostos së fuqisë punëtore dhe pagës minimale drejt 500 eurove, rritja e produktivitetit vjen përmes bashkëpunimit. Bizneset e vogla duhet të ndajnë kostot e logjistikës, marketingut dhe teknologjisë.

Vitet 2025–2026 shënojnë kalimin nga rritja spontane drejt rritjes së menaxhuar. Turizmi dhe ndërtimi po stabilizohen, ndërsa shërbimet profesionale dhe teknologjia po krijojnë vlerën e re ekonomike. Bizneset që do të mbijetojnë dhe do të rriten janë ato që investojnë në dije, digjitalizim dhe bashkëpunim.

Business Network Albania synon të mbetet një platformë aktive për dialog, analizë dhe partneritet edhe jashtë rajonit, duke ndihmuar sipërmarrësit shqiptarë në Shqipëri e diasporë të marrin vendime më të informuara dhe të ndërtojnë modele biznesi më të qëndrueshme në një treg gjithnjë e më konkurrues.

 

Are you ready to join us?

Over 40 Albanian business leaders worldwide have chosen to be part of Business Network Albania.

Are you ready to join us?

Over 40 Albanian business leaders worldwide have chosen to be part of Business Network Albania.

Are you ready to join us?

Over 40 Albanian business leaders worldwide have chosen to be part of Business Network Albania.