REGJISTRIMET PO MBYLLEN

50 Bileta te Fundit

Konferenca e Berlinit · 27 Qershor 2026

250+Pjesëmarrës
20+Folës t shquar
50Bileta te mbetura
Regjistrimet mbyllen pasi te shiten 50 biletat e fundit
Akses të plotë në Konferencë
Networking me vendimmarrës nga DACH
Demo e Platformës BNA
Kafe, drekë dhe akses në platformën e BNA
Për vetëm€149/ person
SIGURO VENDIN TËND TANI
Pasi mbyllen regjistrimet, nuk do mund te merrni pjese ne Konference.

Nov 11, 2025

Në kuadër të vizitës zyrtare në Skoci, Business Network Albania (BNA) ndërmori një hap të rëndësishëm strategjik për zgjerimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe përforcimin e rolit të diasporës ekonomike shqiptare.

Gjatë vizitës, Themeluesi dhe Kryetari, Z. Hudi Shehu, u prit në një takim zyrtar nga Z. Richard Lochhead, Ministër për Biznesin dhe Punësimin e Skocisë.
Biseda u fokusua në mundësitë për ndërtimin e urave bashkëpunimi ndërmjet bizneseve shqiptare dhe skoceze, me synimin për të ndihmuar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik përmes inovacionit, inteligjencës artificiale (AI) dhe ekonomisë së gjelbër - fusha ku Skocia ka arritur rezultate të njohura ndërkombëtarisht.

“Takimi me Ministrin Lochhead përfaqëson një moment kyç për BNA-në. Ai shprehu mbështetje të qartë për misionin tonë për të lidhur bizneset dhe investitorët shqiptarë me ekosistemet ndërkombëtare, si dhe për të fuqizuar diasporën ekonomike shqiptare që vepron në Skoci dhe më gjerë,”
- Hudi Shehu, Themelues dhe Krytar i Bordit, Business Network Albania

Në vijim të këtij takimi, BNA po punon për të identifikuar sipërmarrës dhe drejtues ekzekutivë shqiptarë në Skoci, si dhe biznese skoceze të interesuara për bashkëpunim me Shqipërinë.
Këto hapa janë pjesë e vizionit të organizatës për të krijuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi ekonomik, investimesh dhe transferimi njohurish, duke forcuar rolin e diasporës shqiptare si një forcë zhvillimi.

BNA do të vazhdojë takimet me përfaqësues të komunitetit shqiptar, pronarë biznesesh dhe profesionistë në Skoci, me synimin për të strukturuar një platformë bashkëpunimi dhe për të ndërtuar një rrjet të verifikuar partnerësh që përfaqëson më të mirën e sipërmarrjes shqiptare në diasporë.

Ky hap përkon me strategjinë e BNA për të shndërruar lidhjet në marrëveshje reale dhe për të ndërtuar besim përmes transparencës, standardeve ndërkombëtare dhe rezultateve të matshme.

A jeni gati të n'a bashkoheni?

Mbi 70 liderë biznesi shqiptarë në mbarë botën kanë zgjedhur të jenë pjesë e platformës së Business Network Albania.

A jeni gati të n'a bashkoheni?

Mbi 70 liderë biznesi shqiptarë në mbarë botën kanë zgjedhur të jenë pjesë e platformës së Business Network Albania.